Kryetari i rizgjedhur në krye të PD, Lulzim Basha në deklaratën e parë për mediat pas numërimit të votave, ka theksuar se dita e sotme ka shënuar jo votën për një individ por nisjen e punës për të sjellë ndryshimin.
“Një falenderim i veçantë për Gjegji Hanin që me fuqinë e argumentit të tij dhe me pastërtinë e shpirtit të tij dhe me përkushtimin ndaj PD-së e ktheu këtë proces në një debat të vërtetë idesh dhe vlerash siç u takon demokratëve.
Jam i vetëdishëm për sfidat dhe vështirësisë e PD, por jam i vetëdishëm se lumenjt e dhimbshëm që duan me çdo kusht të ruajnë statuskonë, pa mundësi ekonomike, me media nën censurë.
Me drejtësi në presion pa pabarazi para ligjit, e di që e sotmja nuk shënon votën për një individ por shënon nisjen e punës dhe puna fillon menjëherë për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjve të dëshpërimit urën.
Mes depresionit psikologjik, ekonomik dhe social ku e ka kredhur stanacioni i njëanshëm, dhe dëshirës për ndryshim që shpaloset anekënd.
Te një projekt politik që do të sjellë ndryshimin e qeverisjes për çdo shqiptar, nuk ka për të qenë e lehtë por nëse ka diçka që demokratët provuan sot është që të nisim një betejë të padukshme dhe të vështirë”, ka thënë Basha në fjalën e tij të parë pas rizgjedhjes.