Vidhnin në banesa në Tiranë duke përdorur çelësa të klonuar, arrestohet një person dhe shpallet në kërkim shoku i tij. Zbardhen dhe dokumentohen 14 raste të vjedhjes së banesave, me anë të çelësave të klonuar.
Arrestohet A. G. 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me paramendim”. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi G. K., 48 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, në Gjermani.
Sekuestrohen çelësa të ndryshëm, pajisje alumini që shërbejnë për veshjen e çelësave, dy aparate celulare, një bajonetë, një përforcues grushti, veshje si dhe dy automjete që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.