Një ngjarje e rëndë është raportuar rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak të Maliq të qarkut të Korçës.
Mësohet se në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, 46-vjeçarja me inicialet L. M.
Deri më tani dyshohet se autori i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj me inicialet Gj. M.
Policia ka ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.