Teksa në orën 19:00 u njoftua mbyllja zyrtare e zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike, tashmë bëhet me dije se ka nisur edhe procesi i numërimit.
Nga 25 mijë anëtarë të thirrur të votojnë deri në orën 17:00, kreu i Komisionit të Zgjedhjeve të kësaj partie, Jemin Gjana deklaroi se kishin votuar 13 700 anëtarë.
Në Delvinë mësohet se nga 366 votues, kanë votuar 194 prej tyre.
Nga këto vota, ish-kreu i PD Lulzim Basha mori 150 vota, ndërsa Gjergji Hani ka marrë 38 vota ndërsa 6 vota rezultuan të pavlefshme.
Në bashkinë e Dimalit Lulzim Basha ka marrë 177 vota, Gjergji Hani 2 vota dhe 4 rezultuan të pavlefshme.
Bashkia Skrapar: Lulzim Basha ka marrë 101 vota ndërsa Gjergji Hani 15 vota.
Në Poliçan Lulzim Basha ka marrë 169 vota ndërsa Gjergji Hani ka marrë 12 vota.
Rezultatet në Kurbin: Basha 473 vota, Gjergj Hani 35 dhe 4 të pavlefshme.
Në Përmet: Basha 63 vota, Gjergji Hani 18 vota.
Në Gramsh Basha 21 vota, Gjergji Hani 11 vota.
Ndërsa në Sarandë nga 270 votues në lista, morën pjesë 212 dhe Lulzim Basha mori 190 , ndërsa Gjergj Hani mori 18. Ndërkohë që 4 vota ishin të pavlefshme.