33-vjeçari Orges Buzi ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, në Fier.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe është vënë në ndjekje të tij dhe bëhet fjalë për 30-vjeçarin Ledion (Enea) Nebiu, banues në Patos.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në ambientet e jashtme të një lokali.
Bëhet me dije se janë ngritur disa pika kontrolli dhe vijon puna intensive për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.