-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shakira e “përndjek” kudo, tifozët i shkatërrojnë festën Pique

Kryesoret

Zherard Pike dëshironte të festonte mbylljen e sezonit të rregullt të kampionatit që organizon, Kings League.

Por gjërat nuk kanë shkuar siç priste ish-mbrojtësi i njohur katalanas. Ai kishte organizuar një festë madhështore me qindra të pranishëm në një disko të njohur në Madrid.

Por padyshim që nuk e priste që në momentin e fjalimit, e gjitha salla t’i vihej kundër. Fillimisht nisën sharjet kundër Barcelonës, e më pas një kor që ndoshta i ka djegur më shumë ish-futbollistit.

E gjithë salla nisi me thirrjet “Shakira, Shakira”, ndërsa Pike kishte mbetur i shtangur me mikrofon në dorë, duke pritur derisa të mbaronte ky moment i sikletshëm për të.

Por jo vetëm kaq, pak më vonë, DJ vendosi një këngë që përsëri kujton historinë e tij me këngëtaren kolumbiane, “Waka Waka”, himnin e Botërorit 2010, kur Shakira dhe Pike u njohën pikërisht gjatë realizimit të videoklipit.

Edhe pse Iker Kasijas, një nga të ftuarit e mbrëmjes, shpjegoi se kënga ishte për të kujtuar 13-vjetorin e fitores së Kupës së Botës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit