-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA mesazhe të qarta Listës Serbe

Kryesoret

Dy zyrtarë të Listës Serbe kanë qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, Slavko Simiç, tha se atyre u janë përcjellë mesazhe të qarta nga Washingtoni, por nuk tregoi për çka bëhet fjalë saktë.

Ndërkohë kushtet e Listës Serbe për këto zgjedhje janë reduktuar në një, në atë që ka pranuar Qeveria ta bëjë – tërheqjen e njësive speciale të policisë nga ndërtesat komunale.

“Në një atmosferë frike për mbijetesën dhe sigurinë e popullit serb, është e pamundur të zhvillohet një fushatë normale. Është e nevojshme që ato njësi të posaçme të tërhiqen, kjo është kërkesa e serbëve, kërkesa e Bashkimit Evropian dhe kërkesa e SHBA-së”, ka thënë Simiç.

Qeveria e Kosovës, bazuar në Marrëveshjen e Bratislavës, ka nisur tërheqjen e njësive speciale nga ndërtesat në veri në masën 25 për qind.

Po ashtu, ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve pas verës. Simiç gjatë intervistës nuk pranoi të thotë nëse Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhjet e reja.

“Pa u plotësuar kushtet që na kanë vënë qytetarët, nuk mund ta diskutojmë mundësinë e zgjedhjeve”, deklaroi ai.

Ai ka mohuar se Lista Serbe është e varur nga Beogradi. Por tha se populli serb në Kosovë pa Beogradin s’do të mund të ekzistonte.

Simiç i pyetur për këtë dhunë, si përgjigje dha: “I keni harruar edhe 53 serbë të lënduar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit