Qeveria turke është përfshirë në një skandal ku pretendohet se ka marrë me qira dronë për shuarjen e zjarrit në pyje për shumën 1.2 mln euro në ditë, sipas televizionit opozitar Halk.
Dronët merreshin me qira nga kompania e dhëndrit të liderit turk, Recep Tayipp Ergogan, Selcuk Bayraktar.
Mediat greke shkruajnë se dronët e marrë nga qeveria e Erdoganit janë dhënë ekskluzivisht nga kompania “Bykar”, nëpërmjet dy tenderave, të ciltët cilësohen si jo transparentë.
CEO i Baykar Haluk Bayraktar tha se tenderi në fjalë u krye në një ” mënyrë transparente dhe të hapur “, teksa shtoi se kompania e tij ka ofruar çmimin më të ulët në tenderin e bërë nga Drejtoria e Pyjeve.
Mësohet se drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve ka zhvilluar dy tenderë të veçantë për marrjen me qira të gjashtë UAV-ve në muajin prill.