-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau gruan dhe e hodhi në kanal, zbulohet letra tronditëse e autorit para krimit

Kryesoret

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Korçën një natë më parë, ku 55-vjeçari Gjergj Mullalli vrau bashkëshorten dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi ishte arratisur u gjet nga forcat e policisë i vetëvrarë me armën e krimit.

Mësohet se 55-vjeçari kishte planifikuar vrasjen e bashkëshortes, pasi në shtëpinë e kësaj të fundit është gjetur një letër e shkruar nga vetë autori, ku thuhet se pasi të vrasë gruan do të vrasë edhe veten.

VIDEO/ “E mora vesh mbrëmë vrasjen e nuses”, flet nëna e Gjergj Mullallit

Kujtojmë se Gjergji Mullalli vrau bashkëshorten Luiza Mullalli, 46 vjeçe për motive xhelozie. Ata ishin në proces divorci. 55-vjeçari e ka qëlluar gruan me armën zjarri automatik disa herë në pjesën e gjoksit.

Kjo ka qenë fatale për Luizën, e cila ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes. Ndërsa sot u arrit të zbulohej se 55-vjeçari i kishte vrarë veten pas krimit makabër.

Policia nxjerr pamjet e aksionit për kapjen e vrasësit të gruas, momenti kur e gjejnë të pajetë në kanal

Ndërkohë, nëna e 55-vjeçarit Gjergj Mullalli, që vrau të shtunën gruan dhe e hodhi në një gropë septike ndërsa ditën e sotme vrau veten, ka deklaruar për mediat që prej disa ditësh nuk ishte takuar me të birin.

E moshuara ka thënë se e ka marrë vesh krimin që ka kryer i biri në orët e vona të natës së mbrëmshme, teksa shton se çifti kishin jetuar prej 20 vitesh në Greqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit