Dy shqiptarë, vëllezër janë arrestuar në Itali për trafik droge. Gjithashtu, në saj të këtij operacioni janë lëshuar 11 urdhër-arreste. 10 pako kokainë me vlerë 800 mijë euro janë sekuestruar.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët përdorën makina të modifikuara posaçërisht për të transportuar fshehurazi drogën që importohej në rrugë tokësore në Itali nga Belgjika dhe Holanda.
Dy vëllezërit përdornin një korrier italian me banim në provincën e Pistoias, të cilit iu besua detyra për të shkuar jashtë vendit për të mbledhur ngarkesat e kokainës.
Për udhëtim, korrieri përdori dy makina, të sekuestruara më vonë, të pajisura me funde false që lejonin fshehjen e drogës dhe kalimin e padëmtuar të çdo kontrolli policor.