-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kjo grupmoshë e të rinjve shqiptarë nuk u pëlqen të punojnë

Kryesoret

Të rinjtë, sidomos ata në moshë pune, e kanë të vështirë orientimin në tregun e brendshëm të punës, teksa po i drejtohen gjithnjë e më shumë emigracionit për këtë problem.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2023, 13% e të rinjve në moshë 25-29 vjeç nuk janë aktivë në tregun e punës.

Të rinjtë e kësaj moshe nuk janë as në punë dhe as nuk janë në kërkim të një punë dhe në treguesit e punësimit raportohen jo-aktivë.

Kjo grupmoshë praktikisht ka përfunduar të gjithë ciklin e studimeve, teksa interesi për tregun e punës duhet të jetë i lartë si kërkesë e moshës për të krijuar familje.

Ndërkohë që në treg janë krijuar hapësira nga pakësimi i popullsisë dhe rritja e kërkesës për punonjës nga industria, ndërtimi dhe turizmi, të rinjtë nuk po e gjejnë vetën.

Në tremujorin e parë të vitit 2023, papunësia e të rinjve shënoi rritje të mëtejshme teksa përmirësimet në tregun e punës erdhën nga punësimi më i lartë i pensionistëve.

Në total, vendi kishte 40 mijë më pak të rinj nga 0-29 vjeç në janar 2023, në krahasim me janarin 2022, nga të cilët 27.5 mijë, ose gati 70% janë të moshës 15-29 vjeç./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit