-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Ndihmë për gratë dhe njerëzit me aftësi ndryshe me politikat ekonomike

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

njoftimin e bërë publik nga faqja zyrtare e kryeministrisë thuhet se Kurti i uroi mirëseardhje ekipit si dhe i falënderoi ata për bashkëpunimin e frytshëm, dhe se projektet e përbashkëta me FMN-në ishin në fokus të diskutimit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës u vlerësua për zhvillimin ekonomik në dy vitet e fundit. U theksua se të hyrat buxhetore janë rritur rreth 15% ndërkaq niveli i inflacionit ka rënë dukshëm, në vetëm 2.8% në muajin qershor.

Kryeministri nënvizoi se sipas të dhënave të ATK-së, për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive.

Duke shërbyer kështu si dëshmi e suksesit të politikave tona të punës dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrës të suksesshëm në fuqinë punëtore,” shkruhet në njoftim.

Delegacioni nga FMN kryesohej nga Zëvendësdrejtori i Departamentit për Evropë të FMN-së, Mark Horton. Ai shoqërohej nga drejtuesi i misionit të FMN-së në Kosovë, Gabriel di Bella dhe ekipet e tyre përkatëse.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit