-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Punonjësi i Mar-a-Lagos paraqitet për herë të parë në gjykatë për dokumentet e klasifikuara

Kryesoret

Administratori i pronës Mar-a-Lago të ish-Presidentit Donald Trump u paraqit për herë të parë në gjykatë të hënën për akuzat në kuadrin e çështjes gjyqësore ndaj ish-presidentit për dokumentet e klasifikuara.

Procesi nuk vazhdoi më tej me vetëdeklarimin e tij pasi ai nuk ka arritur ende të gjejë një avokat që ta përfaqësojë atë në shtetin Florida.

Carlos De Oliveira akuzohet se në bashkëpunim me ish-Presidentin Trump u përpoq të fshinte filmimet e kamerave të sigurisë që kërkoheshin nga prokurorët që po hetojnë marrjen dhe mbajtjen nga ish-presidenti të dokumentave të klasifikuara në pronën e tij në Palm Beach.

Emri i zoti De Oliveira iu shtua aktakuzës të përgatitur ndaj ish-Presidentit Trump dhe ndihmësit të tij Walt Nauta, dhe ai akuzohet ndër të tjera për konspiracion për të penguar drejtësinë dhe se gënjeu hetuesit.

Zoti De Oliveira, i veshur me kostum blu dhe kravatë, iu përgjigj pyetjeve të gjykatësit gjatë një seance të shkurtër në gjykatën federale të Majamit. Ai u urdhërua të dorëzojë pasaportën dhe të nënshkruajë një marrëveshje ku bie dakort të paguajë 100 mijë dollarë nëse nuk paraqitet sërish në gjykatë.

Ai kishte përfaqësues ligjor avokatin nga Uashingtoni John Irving, por sipas rregullave të gjykatës, atij i duhet një jurist vendas që të vazhdojë procedura me ngritjen e akuzave, e cila ishte parashikuar për t’u mbajtur në datën 10 gusht, në Fort Pierce./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit