-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërndante kokainë e kanabis, në pranga 54-vjeçari në Ksamil, pas hekurave edhe një 33-vjeçare

Kryesoret

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në zonën e Ksamilit. Gjithashtu, është arrestuar dhe një 33-vjeçare, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që kryente shtetasi, por nuk ka kallëzuar në Polici.

Ndërkohë, blutë kanë sekuestruar doza kokaine dhe kanabisi, 3 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e dozave të lëndëve narkotike.

“Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 12”, për goditjen e një tjetër rasti të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza. Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, në zonën e Ksamilit, vihet në pranga 54-vjeçari. Vihet në pranga dhe një 33-vjeçare, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, 3 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e dozave të lëndëve narkotike.

Si rezultat i operacionit “Parts 12” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

54 vjeç, banues në Ksamil, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 27 doza me lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 peshore elektronike për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 3 celularë, si dhe 13 400 lekë të rinj, 530 euro, 140 dollarë dhe 60 paund që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale;

33 vjeçe, banuese në Ksamil, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që kryente shtetasi, por nuk ka kallëzuar në Polici. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit