-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kompania serbe rrezikon t’i konfiskohet një pjesë e përfitimeve në Kosovë

Kryesoret

Nëse vërtetohet se kompania MTS d.o.o. ka blerë ilegalisht së paku katër operatorë kabllorë në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, do të gjobitet deri në dhjetë për qind të fitimit të përgjithshëm të realizuar kudo në botë gjatë vitit të fundit.

Kështu kanë thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) nga Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës, i cili për punën e tij raporton në Kuvendit.

Në fund të muajit nëntor të vitit 2022, ky autoritet ka nisur hetimet sipas detyrës zyrtare për shkak të dyshimeve se kompania MTS d.o.o. nuk i ka raportuar transaksionet e saj, siç kërkohet me ligj në Kosovë.

MTS d.o.o. ka për kompani amë operatorin shtetëror të telekomunikacionit, Telekomi i Serbisë, dhe është themeluar në tetor të vitit 2015 në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Selia e kësaj ndërmarrjeje shoqërore është në Mitrovicën e Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Megjithatë, ka degë edhe në komunat tjera të banuara me shumicë serbe në Kosovë: Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Shtërpcë dhe Ranillug.

Ndërkohë, emri i kompanisë MTS d.o.o. u gjet në listën e kompanive, të cilave mund t’u ndalohet veprimtaria e të bërit biznes, sepse në formularin e regjistrimit shkruan se ndodhet në territorin e Serbisë, përkatësisht shkruan “Mitrovica e Kosovës (Kosovska Mitrovica), Republika e Serbisë”./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit