Bulqizë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Shtegu”, për goditjen e një rasti të krimeve kundër mjedisit, që kryhej në mënyrë të organizuar nga disa shtetas.
Kishin prerë masivisht sipërfaqe pyjore në zonën e mbrojtur “Liqeni i Zi”, me qëllim sigurimin e lëndëve drusore në kundërshtim me ligjin, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Sekuestrohen 3 mjete të rënda (variskë dhe kamion) që shërbenin për hapjen e rrugëkalimeve dhe për transportimin e lëndës drusore, një motosharrë dhe një sasi lënde drusore e prerë ilegalisht, që u gjet në pjesë të ndryshme të zonës së mbrojtur “Liqeni i Zi”.
Për këtë rast u kapën në flagrancë duke prerë lëndë drusore ilegalisht, dhe u vunë në pranga Zabit Kola, banues në Bulqizë, si dhe shtetasit Banush Dedja dhe Ramadan Basha të dy banues në Dibër. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Bajram dhe Ajet Lici vëllezër, të dy banues në Fushë Bulqizë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se vëllezërit kishin punësuar 3 shtetasit e arrestuar, për të prerë në kundërshtim me ligjin, lëndë drusore në zonën e mbrojtur “Liqeni i Zi”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 mjete variskë dhe 1 mjet kamion që shërbenin përkatësisht për hapjen e rrugëkalimeve dhe për transportimin e lëndës drusore, një motosharrë dhe një sasi lënde drusore e prerë ilegalisht, që u gjet në pjesë të ndryshme të zonës së mbrojtur “Liqeni i Zi”.
Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Monitorimi i territoreve të zonave të mbrojtura, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiomit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.