Paraditen e sotme, në lagjen nr.13 në qytetin e Durrësit, poshtë urës së “Dajlanit” është gjetur pa shenja jete një shtetase, që dyshohet se është endacake.
Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa dyshohet se është e moshës 20-30 vjeç. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
“Durrës/Informacion paraprak: Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.