-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Na turpërove”, si e pezulloi një kompani bullgare punëtorin që mbrojti dhunën

Kryesoret

Në ditët e fundit, një kompani publike në Bullgari ka fituar vëmendje dhe mbështetje në rrjetet sociale, pasi ka reaguar kundër agresionit verbal të shprehur nga një punëtor i saj në Facebook, dhe madje e ka pezulluar atë përkohësisht nga puna.

Javën e kaluar, është bërë e ditur se një burrë nga Stara Zagora në Bullgari e ka prerë me thikë 20 herë të dashurën e tij, ia ka qethur kokën dhe ia ka thyer hundën.

I dyshuari, 26-vjeçar, është arrestuar, mirëpo gjykata e ka liruar pasi i ka vlerësuar plagët e gruas si “të lehta”. Ai është arrestuar sërish, kur rasti është bërë publik.

Diçka e tillë ka rritur zemërim te popullata dhe për pasojë janë mbajtur protesta në shumë qytete.

Sidoqoftë, ka pasur banorë që në rrjetet sociale e kanë mbrojtur dhunuesin.

Njëri prej tyre është Viktor Kostov. Ai është nga qyteza bullgare Radnevo dhe punon për kompaninë më të madhe të minierave të qymyrit në Bullgari, Mini Maritsa Iztok.

Për shkak të komentit të tij, drejtorja ekzekutive e kompanisë, Ilza Chinkova, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ai do të pezullohet nga puna derisa të sqarohet rasti. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit