-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkëpunëtorët e ish-Presidentit Trump të përfshirë në komplot

Kryesoret

Në aktpadinë kundër ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, përmenden edhe 6 persona të tjerë, por pa emër.

Shtypi amerikan ka identifikuar 5 prej tyre, në bazë të informacioneve që përmbante aktpadia.

Ata mendohet të jenë, avokatët Rudy Giuliani, John Eastman, Sidney Powell, Kenneth Chesebro dhe zyrtari i Departamentit të Drejtësisë Jeffrey Clark; ndërsa personi i gjashtë, një këshilltar politik, ende nuk është identifikuar.

Në aktpadi përmenden komentet e dy ndihmësve të zotit Trump, që sipas shtypit amerikan, janë të avokatëve Rudy Giuliani dhe John Eastman në tubimin “Ndalni Vjedhjen”, të zhvilluar para Shtëpisë së Bardhë, prej nga protestuesit u nisën drejt Kapitolit, ku u zhvillua dhuna, duke i kërkuar Nënpresidentit Pence të mos i pranonte votat e elektorëve që kishin dërguar shgtetet ku kishte fituar kandidati Joe Biden.

Një avokate tjetër, e përmendur në aktpadi si “Bashkëkomplotuesja 3”, që sipas medias amerikane është Sidney Powell, ngriti një padi në shtetin e Xhorxhias, duke u dhënë edhe më shumë zë pretendimeve të rreme dhe të pambështetura për vjedhje votash.

Aktakuza citon vetë zotin Trump të ketë pranuar privatisht, se pretendimet e zonjës Powell dukeshin “si absurde”. /VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit