-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një vit nga tragjedia në Potam, Balla: Zero tolerancë, respektoni perimetrat e sigurisë ujore

Kryesoret

Pas një viti nga tragjedia në plazhin e Potamit, ku humbi jetën vogëlushja Jonada Avdiaj vetëm 7 vjeç e goditur në breg nga një mjet lundrues, ministri Balla ashpërson tonet teksa u drejtohet përdoruesve të mjeteve lundruese.

Ministri i Brendshëm deklaron se nuk do të ketë asnjë tolerim për përdoruesit e mjeteve lundruese të cilët nuk zbatojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore dhe rregullat për përdorimin e këtyre mjeteve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla thekson se Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë në krye të detyrës për të monitoruar plazhet si dhe u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt.

“Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë në krye të detyrës për të monitoruar plazhet ku po pushojnë qytetarë të shumtë vendas dhe të huaj.

Dua t’i kujtoj përdoruesve të mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete. Nuk do të ketë asnjë tolerim në asnjë rrethanë dhe për askënd.

Ftoj qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke i’u garantuar reagim të shpejtë, me forcën e ligjit,” shkruan Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit