Të miturit në Kinë nuk do të jenë më në gjendje të hyjnë në internet në telefonat e tyre inteligjentë gjatë natës dhe koha që ata mund të jenë online gjatë ditës do të jetë e kufizuar, sipas legjislacionit të ri kundër varësisë të zbuluar të mërkurën.
Sipas kufizimeve të reja, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 2 shtator pas një konsultimi publik, asnjë i mitur nuk do të jetë në gjendje të hyjë në internet përmes pajisjes celulare nga ora 22:00 deri në orën 6 të mëngjesit.
Përveç kësaj, do të vendoset gjithashtu një sistem për të kufizuar sasinë ditore të kohës që telefonat inteligjentë mund të lidhen me internetin. Adoleshentët e moshës 16-17 vjeç do të mund të jenë në internet për dy orë, krahasuar me vetëm 40 minuta për fëmijët nën 8 vjeç.
Këto rregulla të reja, të propozuara nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës dhe do të zbatohen me mjete teknike , janë ndër më të rreptat në botë në këtë fushë.
Prindërit do të jenë ende në gjendje të çaktivizojnë kufizimet nëse dëshirojnë.
Kina ka publikuar rregulla të shumta në këtë drejtim vitet e fundit.