-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump akuzohet për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020

Kryesoret

Prokurori i Posaçëm ngriti të martën akuza të reja pas hetimeve të Departamentit të Drejtësisë ndaj ish Presidentit Donald Trump për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, që rezultuan në protestën e dhunshme të përkrahësve të tij ndaj Kapitolit.

Akt-padia përfshin akuza për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe ndërhyrje ndaj dëshmitarëve.

Kjo është akt-padia e tretë kriminale ndaj ish presidentit, i cili ka vënë sërisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Hetimet federale kishin në qendër përpjekjet e zotit Trump dhe aleatëve të tij për të sabotuar transferimin paqësor të pushtetit, në mënyrë që ai të qëndronte si president, megjithëse kishte humbur ndaj rivalit Joe Biden.

Akuzat e reja janë të pashembullta, për pretendimin e tyre se një ish president, u përpoq të minojë bazat e demokracisë në një përpjekje të dëshpëruar, që më në fund dështoi, për të mos u larguar nga pushteti.

Prokurorët federalë thonë se Donal Trumpi ishte “i vendosur të qëndronte në pushtet”, duke thurrur komplote kundër “themelit ku mbështetet funksionimi i qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara: procesi i grumbullimit, numërimit dhe çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale”.

Donal Trump pritet të dalë para gjykatësit të enjten.

Padia e re kriminale ngrihet në një kohë kur Donald Trump është në krye të listës së kandidatëve republikan që synon të sigurojnë emërimin nga partia për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Vetë zoti Trump, përkrahësit e tij dhe madje edhe disa prej kandidatëve republikanë, pritet ta kundërshtojnë akt-padinë dhe ta quajnë një sulm tjetër të motivuar politikisht ndaj tij./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit