Policia vijon me punën për të siguruar një ambient të qetë për pushuesit në bregdet. Ditën e sotme ka zhvilluar një operacion për prishje të qetësisë ku evidentoi 2 raste ku si pasojë 2 administratorët e këtyre subjekteve janë gjobitur.
Nga ky operacion u sekuestruan pajisjet që gjeneronin muzikë. Gjithashtu administratorët e dy subjekteve në plazhin e Ksamilit janë proceduar penalisht për prishje të qetësisë publike.
Në Ksamil është proceduar edhe një 54-vjeçarpasi kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 30 çadra dhe 60 shezlongë dhe që fshihte të ardhurat që përfitonte.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.