Dy persona janë arrestuar, pasi ishin në kërkim, për prodhim dhe shitje droge.
Policia bënë me dije se pas hekurave ranë 45-vjeçari Julian Guga dhe 51-vjeçari Aleks Mema, të dy banues në Sarandë.
Ata ishin në hetim prej gati 4 vitesh, për prodhim dhe shitje në narkotikëve.
Gjykata e Sarandës ka caktuar për secilin nga ta, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.