Një aksident është regjistruar pasdite e sotme në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Cekin ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë dërguar në spitalin e Gramshit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë ku po hetojnë për shkaqet e aksidentit.