Policia e Shkodrës ka bërë të mundur asgjësimin e 15 395 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën gjatë kontrolleve në disa fshatra të bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë.
Nga bimët e asgjësuara 13867 bimë u gjetën në Pult, Shosh, Shalë dhe Rrethina, Shkodër; 1145 bimë në fshatrat Toplan dhe Vig, 133 bimë në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe dhe 250 bimë në Fushë Arrëz.
Nga ky operacion janë në pranga 4 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.