Ish-ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, njëherazi deputete e PS, ka dalë pas rreth 3 orësh nga SPAK, ku u pyet për dosjen e sterilizimit.
Në daljen për mediat Denaj tha se u mor në pyetje si person në dijeni. Ajo ka thënë se ka dhënë informacion për koncesionin e sterilizimit gjatë kohës që ka punuar.
Zbulohet afera për të cilën u paraqit sot në SPAK ish-ministrja e Financave, Anila Denaj
Kujtojmë se koncesioni i sterilizimit është kallëzimi i parë në SPAK, ndërsa përveç saj disa herë është thirrur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Prej disa ditësh në qendër të vëmendjes së diskutimeve të politikës është afera e inceneratorëve, ndërsa ish-paraardhësi i saj, Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Anila Denaj mori postin e Ministres së Financave në dhjetor 2018, deri në shtator 2021, kohë kur u zëvendësua nga ministrja aktuale Financave Delina Ibrahimaj.