-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Numri 2 i Ministrisë së Brendshme: Inkurajoj qytetarët të mbështesin punën e policisë!

Kryesoret

Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, ka thënë se vetëpastrimi i organizatës së Policisë po hyn në një fazë të re. Gjatë një deklarate të dhënë për mediat, ai tha se, goditja e elementeve te inkriminuar apo edhe shkelësve të etikës, edhe brenda radhëve së Policisë së Shtetit do ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër të sundimit të ligjit.

“Vetëpastrimi i organizatës së Policisë po hyn në një fazë të re. Për një betejë të suksesshme dhe në dobi të qytetarëve, të cilët meritojnë siguri publike me standardet më të mira, Policia e Shtetit do të jetë një organizatë e shëndoshë dhe e fuqishme në goditjen e paligjshmërisë në tërësi dhe krimit të organizuar e trafiqeve në veçanti.

Në këtë kuadër, siç është theksuar nga Ministri i Brendshëm, goditja e elementeve te inkriminuar apo edhe shkelësve të etikës, edhe brenda radhëve të organizatës së Policisë së Shtetit do ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër të sundimit të ligjit.

Nga ana tjetër, një Polici e pastruar nga elementët e dëmshëm, qofshin këta të inkriminuar apo shkelës së etikës, është një vlerësim më shumë për punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave blu që shërbejnë me besim të palëkundur te shteti i së drejtës. Ata meritojnë respekt vlerësim e mbështetje. Jo më pak i rëndësishëm – është zbatimi rigoroz i kodit të Etikës së drejtuesve dhe punonjësve të policisë së shtetit. 

Përfitoj nga rasti që në emër të Ministrisë së Brendshme, të inkurajoj të gjithë qytetarët që të besojnë dhe të mbështesin punën e Policisë së Shtetit. Angazhimi juaj, me denoncime për raste të shkeljes së ligjit apo shkelje të etikës, do ta bëjnë Policinë një organizatë më të shëndetshme, në zbatim të ligjit dhe garantimit të rendit e sigurisë publike.”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e zv.ministrit Hodaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit