-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Taksa mbi shtëpitë/ Sa do paguajnë ata që zotërojnë një ose më shumë banesa!

Kryesoret

Draftligji “Për taksën e pasurisë së paluajtshme” i nxjerrë për konsultim nga qeveria parashikon taksim të diferencuar për ata që zotërojnë vetëm një banesë dhe ata që kanë më shumë se një të tillë.

Në një nen të veçantë është parashikuar që të aplikohen zbritje për banesën e parë që do të thotë se është banesa ku rezidenti jeton. Kjo zbritje është parashikuar deri në 50% të vlerës së banesës por jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes.

Ky prag për Tiranën është jo më shumë se 4.5 milionë lekë, për një kategori të dytë bashkish jo më shumë se 3 milionë lekë, për kategorinë e tretë të bashkive që janë edhe më të vogla 1.5 milionë lekë. Pragu për kategorinë katër 750 mijë lekë.

Bashkëpronari ose bashkë-poseduesi i një njësie ndërtese që shërben si banesë e parë, ka të drejtën e zbritjes për banesën e parë, në proporcion me pjesën e tij të caktuar.

Individi i cili ka në pronësi apo posedim, 2 (dy) ose më shumë njësi rezidenciale, ka te drejtën e zbritjes për banesën e parë, për vetëm një prej këtyre njësive të ndërtesave, pa marrë parasysh faktin që njësitë e ndërtesave mund të ndodhen në Bashki të ndryshme

Në thelb përqindja e taksimit për banesat me qëllim banimi ashtu si në formulën aktuale në fuqi edhe në draft qëndron në nivelin 0.05 për qind të vlerës së bazës së taksueshme. /Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit