-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa Françesku së shpejti vizitë në Kosovë

Kryesoret

Papa Françesku synon që së shpejti të realizojë një vizitë në Kosovë sipas një interviste që ai vetë ka dhënë për revistën spanjolle Vida Nueva” të botuar sot.

“Jemi duke punuar për vizitë në Kosovë, por asgjë nuk është vendosur,” mësohet të ketë thënë Papa Françesku.

Në po të njëjtën intervistë, Papa ka paralajmëruar vizita në Argjentinë, si dhe Uruguaj.

Papa Françesku zbuloi se ai po merr në konsideratë emërimin e një “përfaqësuesi të përhershëm” për të “shërbyer si urë” midis Rusisë dhe Ukrainës.

Në të njëjtën kohë që ai njoftoi se i dërguari i tij special për të ndërmjetësuar luftën do të udhëtojë në Pekin, duke pasur parasysh se tashmë ka vizituar Kievin, Moskën dhe Uashingtonin.

Pas udhëtimit që po bën aktualisht në Lisbonë, në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë, Papa do të udhëtojë në Mongoli midis 31 gushtit dhe 4 shtatorit dhe do të marrë pjesë në Francë, në takimet mesdhetare, më 22 dhe 23 shtator.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit