Ish-kryeministri, Sali Berisha për mes postimi në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një foto të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri duke drekuar në burg me Klement Balilin, Safet Bajrin dhe një person tjetër.
Në postimin e tij Berisha shkruan se këta persona kanë privilegjin të bëjnë turizëm edhe në burg, ndërsa thekson se në qeli vdesin ata që janë arrestuar për lekët e dritave.
“Jo të gjithë shqiptarët vdesin nëpër burgjet e Edi Ramës, vdesin ata që janë aty për lekët e dritave por jo ata që janë aty si hajdutë e trafikantë.
Këta të fundit kanë privilegjin të bëjnë turizëm në burg, në kavalishencën e tyre qeveritare, madje edhe të ngrenë dolli shëndeti për kapon e tyre, që i bëri sheikët e vendit më të varfër në Europë.
Në foto, Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri gëzojnë privilegjet e partisë”, shkruan Berisha.