Policia bëjnë me dije se tre persona kanë rënë në pranga, pasi tentuan të fshihnin një shumë parash nëpërmjet mashtrimit duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve.
Mësohet se në pranga kanë rënë 34-vjeçari Afrim Radici , 41-vjeçari Gëzim Çelanji dhe 22-vjeçari Qazim Vata.
Ndërkohë në vijim të veprimeve u shpall në kërkim 40-vjeçari Florian Gjergji, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi.
Këta persona kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen, për të përfituar shumën 35 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, me emra të ndryshëm.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 5 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.