Nga sot në veri do të ketë një numër më të reduktuar të policëve të Kosovës.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili shprehet se ky vendim ka ardhur pasi janë bërë rreth një muaj e gjysmë që nuk ka pasur incidente të theksuara apo protesta të dhunshme në veri.
Kryeministri i Kosovës, gjithashtu thekson se është zbatuar me përgjegjësi dhe seriozitet marrëveshja e Bratislavës.
“Ne po zbatojmë me përgjegjësi dhe seriozitet, sinqeritet dhe kujdes, marrëveshjen e Bratisllavës nga 10 korriku 2023 në funksion të kërkesave të BE-së nga 3 qershori 2023 për de-eskalim.
Ftojmë qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme, prej atyre që janë pasojë e keqkuptimit, moskuptimit a keqinterpretimit të situatës dhe zhvillimeve e deri tek ato që janë dëshira anti-qeveritare të transmetuara publikisht si lajme faktike,” ka thënë Kurti në reagimin e tij.