Ditën e sotme është luajtur në “Old Trafford” miqësorja mes Manchester United dhe Lens.
Ndeshje e cila përfundoi me fitoren 3-1 për “Djajtë e Kuq”. Por vëmendjen e kësaj miqësore e mori portieri më i ri i ekipit anglez, Onana i cili zhvilloi debutimin e tij me Manchester.
Një debutim i bujshëm pasi që në ndeshjen e parë “hëngri” një gol nga kundërshtarët e tij pas një dalje aspak të duhur nga porta.
Këtë dalje të rij e shfrytëzoi Florian Sotoca i cili lëshoi një goditje të fortë nga mesi i fushës duke përfunduar në rrjetë. Gjuajtja ishte e fortë dhe përfundoi predhë në portë duke mos e lejuar Onanën të reagoje pasi rikthimi i tij në portë deshi disa sekonda dhe nuk mundi të ndalonte golin e vetëm të ekipit francez.
Onana u ble me bujë nga Manchester United me një shumë prej 60 milionë euro nga Interi ku pati një sukses të madh dhe një rol të rëndësishëm për ekipin.
Tek “Djajtë e Kuq” është vetëm fillimi por duket se Onana nuk do ta ketë të lehtë me ekipin e di duke qenë se e nis me një gafë dhe fansat nuk kanë nguruar të tallen duke u shprehur se “shyqyr nuk është në lojë Maguire që t’ia lënë fajin”.
Welcome to Manchester Onana 🤣 pic.twitter.com/VWHdt3ZuyZ
— EPL Bible (@EPLBible) August 5, 2023