Një 50-vjeçar me inicialet A. D., banues në Durrës, është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi ndezi zjarr për të djegur mbeturinat.
Për pasojë të ndezjes së zjarrit, flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur tokën e fqinjit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht.