Mbrëmjen e sotme është raportuar për një konflikt në një karburant në qytetin e Lezhës.
Sipas njoftimit të policisë 3 persona janë konfliktuar me mjete të forta te një karburant, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime fizike.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një karburanti në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Dhuna mes dy punonjësve dhe shqiptarit nga Kosova mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht kosovari me inicialet M. M. i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërsa dy punonjësit e karburantit përkatësisht me inicialet N. S. dhe K. R. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.









