Policia Kufitare ka bërë të mundur bllokimin e 12 mjeteve lundruese nga qyteti i Vlorë deri në Sarandë.
Mësohet se mjetet e bllokuara janë 7 Jet Ski, 2 anije turistike, 2 skafe dhe 1 gomone.
Bllokimi i këtyre mjeteve ka ardhur për shkak të lundrimit jashtë zonës së përcaktuar, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni.
Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me gjoba nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj.