Boksieri, Robin Krasniqi e ka fituar titullin WBC Silver në kategorinë e peshës gjysmë të rëndë.
Pas nëntë raundeve në stadiumin “Fadil Vokrri”, Krasniqi mposhti boksierin francez Nadjib Mohammedi.
Krasniqi e fitoi ndeshjen pasi gjyqtarët e skualifikuan Mohammedin për shkak të gabimeve të njëpasnjëshme, edhe pse ai ishte duke avancuar me pikë.
Krasniqi pas përballjes, ka falënderuar tifozët për mbështetje dhe shtoi se realizoi ëndrrën e tij.
“Falënderoj të gjithëve që plot 18 vite më keni mbështetur, ëndrrën e realizova, premtimin e mbajta. Jam i juaji gjithmonë, besoj që edhe dy vjet do më shihni e do të qëndrojë i fort,” tha Krasniqi.
Po ashtu edhe Nadjib Mohammedi ka falënderuar Krasniqin dhe tha se do të shihen në ndeshjen e kthimit.
“Faleminderit shumë Kosovë, faleminderit shumë Zot, faleminderit shume Robin Krasniqi. Shihemi në ndeshjen e kthimit, sigurisht qe do te kete ndeshje te kthimit,” tha boksieri.