-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat boshnjake: Vuçiç dhe Dodik prezantuan fotografi të boshnjakëve si viktima serbe

Kryesoret

Mediat boshnjake kanë raportuar se gjatë përkujtimit të përvjetorit të Stuhisë në Prijedor, ku morën pjesë zyrtarë të Serbisë dhe të Republika Srpskas gjatë fjalimit të Milorad Dodik është shfaqur një fotografi e vitit 1995 ku shfaqet një grua boshnjake dhe jo serbe.

Në llogarinë e Dodik në Twitter kjo foto është publikuar së bashku me fotografi të tjera ku pas tij në sfond është një foto e një gruaje me një fëmijë në prehër të cilët nuk janë serbë.

Sipas Vijesti.ba, ajo foto është publikuar fillimisht nga AFP, autori i fotos është Joel Robin dhe është shkrepur më 26 korrik 1995, pas rënies së Zhepës.

Fotografia është bërë kur civilët boshnjakë, në një kolonë të OKB-së, po kalonin një pikë kontrolli pranë Kladnjes, pasi u evakuuan nga Zhepa.

Historiani Adem Mehmedoviç shkruan se një nga fotot e përdorura për ta përfaqësuar operacionin Stuhia është në fakt një foto nga korriku i vitit 1995 pas rënies së Zhepës.

Sipas informacioneve në foto, Sabina Mujkiç është nga Zhepa, ka shkruar Mehmedoviç.

Se ishte Sabina Mujkiç e ka konfirmuar edhe vajza e saj Nermina Mujkiç Gusho, e cila ka shkruar në Facebook në lidhje me këtë çështje.

“Përshëndetje, fotografia është krijuar nga emigracioni i detyruar i Zhepljakut! Zonja ulur është nëna ime dhe unë!”, ka shkruar Oslobodenje.

Vijesti.ba bëri të ditur se Dodik nuk ishte i vetmi që e bëri këtë. Të njëjtën fotografi e ka përdorur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit