Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë dy persona të cilët po tentonin të vidhnin një automjet në Golem.
Në pranga ranë 36-vjeçari me inicialet E. M., dhe 19-vjeçari me inicialet E. M., të dy banues në Kavajë.
Gjithashtu, mbi dyshime për bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar, për këtë tentativë vjedhjeje, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një minoren me inicialet E. V., banues në Kavajë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit, për veprime të mëtejshme.