Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Këlcyrë – Dragot, ku një kamion ka dalë nga rruga e për pasojë është plagosur drejtuesi i tij 64-vjeçar.
I plagosuri u dërgua në spitalin e Tepelenës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
“Përmet/Informacion paraprak: Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Këlcyrë-Dragot”, në vendin e quajtur “Fusha e Dragotit”, shtetasi E. D., 64 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit kamion, dhe për pasojë ky automjet ka dalë jashtë rruge. Nga aksidenti, është dëmtuar 64-vjeçari, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tepelenës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.”