-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festa kthehet në tragjedi/ Qëlloi me armë në dasmë, plumbi plagos babanë dhe të birin 6-vjeçar

Kryesoret

Një aheng familjar përfundoi me dy të plagosur, është rasti më i ri që ka regjistruar MPB, e që ka ardhur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nëpër dasma.

Bëhet fjalë për një ngjarje në një aheng në oborrin e një shtëpie në Ohër, ku një i ftuar 60-vjeçar, ka gjuajtur disa plumba dhe kanë mbetur të plagosur një 39-vjeçar dhe djali i tij 6-vjeçar i cili ka marrë lëndime në shputat e të dyja këmbëve.

Sipas burimeve të Alsat, ai akoma po kurohet në spital, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

“ Më duhet të them se këto raste janë gjithnjë e më pak në periudhën e fundit, por për fat të keq kemi edhe raste të tilla ku kemi edhe persona të lënduar, gjatë gjuajtjes nëpër ahengje. Rasti i fundit është në Ohër, ku kemi një baba dhe të birin, të cilët janë lënduar, pasi një person fatkeqësisht i paautorizuar ka gjuajtur në një aheng familjar. MPB vazhdimisht bën thirrje tek qytetarët që kur të bëhen festa të mos përdoren aspak armë dhe të mos ketë fishekzjarre të pa paraqitura, pasiqë mund që me një lëvizje të prishet e gjithë festa,” tha Toni Angellovski, Zëdhënës i SPB Shkup.

Por vetëm pak dit më parë, rast të ngjashëm kishte edhe në Tetovë kur një plumb ka përfunduar tek 67-vjeçari, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Sipas SPB-së vetëm në rajonin e Tetovës, gjatë këtij sezoni, janë regjistruar tre raste ku si pasojë e plumbave “qorr” janë lënduar 3 persona, ndërsa janë arrestuar dhjetëra të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit