Mesditën e sotme ka humbur jetën inxhinieri ndërtimi, Armando Meto. Ai humbi jetën pas një konflikti të regjistruar në një lokal përballë Gjykatës së Vlorës ky dyshohet se sherri ndodhi për borxhe.
2 personat u përfshinë në konflikt duke u zënë me grushte me njëri-tjetrin ku më pas Meto është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në bordurë.
Si pasojë e përplasjes ai ka ndërruar jetë. Ndërkohë është identifikuar autori dhe është shpallur në kërkim.
Policia vijon ende punën për kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.