-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“La Repubblica”: Pushuesit italianë ikin nga çmimet e çmendura të Italisë drejt plazheve shqiptare

Kryesoret

Në traget për në Shqipëri me turistë low cost”, është titulli i reportazhit të medias prestigjioze italiane “La Repubblica” dedikuar Shqipërisë, për të cilën shkruan se është kthyer në destinacion të italianëve që arratisen nga çmimet e çmendura të Italisë.

Të shumtë janë ata që zgjedhin të kalojnë Adriatikun nga Bari për të kaluar pushimet në Shqipëri, pasi pushimet në gadishullin Apenin janë të shtrenjta kudo.

Turistët italianë pohojnë se e kanë zgjedhur Shqipërinë pasi kanë eksploruar në shtete fqinje si Greqia dhe Kroacia, por dhe në këto vende, si në Itali, çmimet janë shtrenjtuar shumë.

Destinacionet e pushuesve italianë janë kryesisht Durrësi, Tirana dhe më pas vijohet në jug të vendit me destinacion Vlorën dhe Sarandën.

“La Repubblica” shkruan se një tjetër pikë e fortë e turizmit italian në “Tokën e Shqiponjave” është se thith ajrin e shtëpisë, mes të afërmve të sapo fituar dhe miqësive të konsoliduara me shqiptarët, që në vitet ‘90 u dyndën në brigjet e Italisë.

Shqipëria prezantohet tashmë si një botë ende e virgjër për t’u eksploruar, por e gatshme për të qenë horizonti i dëshirave intelektuale dhe bredhjeve endacake.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit