Kryeplaku i fshatit Kerr, Sali Muça, në Bashkinë Klos është dhunuar nga një bashkëfshatar.
Sipas deklaratës së tij, është dhunuar nga djali i Vebi Muçës me të cilin ka pasur edhe konflikte.
Pas dhunës, kryeplaku i fshati ndodhet për mjekim në spital ndërsa ka bërë thirrje që të merren masa nga drejtësia dhe të zbatohen ligjet.
Shkak i konflikt të nisur me Vebi Muçën është bërë një gurore pasi ai thotë se banorët kundërshtojnë hapjen e gurores.