Në një intervistë të para disa ditëve, Aurela Gaçe u pyet për një bashkëpunim të mundshëm me Luiz Ejllin.
Në përgjigjen e saj Aurela la të kuptohet se nuk kanë një bashkëpunim në plan, teksa shtoi se gjërat e bukura zakonisht nuk lindin në hovet e mëdha.
Përgjigja e saj u deformua dhe u transmetua nga shumë media si refuzim për bashkëpunim.
Pati reagime edhe nga figura publike si Mentor Kikia i cili tha se Luizi nuk vlera artistike për të bashkëpunuar me Aurelën.
Kjo e fundit ka reaguar sot në një status të gjatë duke shkruar se deklarata e saj është transmetuar keq dhe ajo është përdorur për klikime.
“Nuk ka faj njeri jo. Fajin e kam unë që jap përgjigje. Sigurisht na shohin si klikime se kë dëmtojne, se çfarë sajojne në kurriz te kujt, s’ka problem për ta. Sot u ktheva në Tiranë, dhe shumë vonë pashë titullin e bërë në web-in e vete Top Channel. E ndërruan mbasi i kontaktova e u kërkova llogari por tani, tepër vonë. Faji ngelet jetim
Kam dhënë respekt dhe vetëm kaq. Madje, kam thënë se unë bëj bashkëpunim le për qejf e jo për famë. Ai talentin e ka pasur edhe më parë, dhe mund të ndodhte një bashkëpunim edhe pa pasur këtë zhurmë. Unë e vlerësoj zërin, edhe pa famë.
Pra, nëse kam thënë se unë këtu do të jem edhe mbas 29 vitesh, është shumë e qartë se jam gati te këndoj me dikë që ka talent edhe mbasi fama të bjerë ose te venitet. Më qartë se ka s’di. Me shumë respekt se kaq, prap nuk di. Titulli karrem i përdorur për të ndezur gjakra u bë, u sajua. Bravo . Mua, me përdorën MISH PËR TOP. Hallall. Jeta vazhdon,” ka thënë Aurela.