Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre ushtarakët të arrestuar pas zbulimit të drogës në repartin ushtarak të Zall Herrit.
Tre ushtarakët 52-vjeçari, Gramoz Mullai, 25-vjeçare Rustem Koçi dhe 54-vjeçari Gentian Zhurda akuzohen për shpërdorim detyre.
Ata nuk kanë pranuar akuzat duke u shprehur se në repart janë 140 hektarë dhe se ishte e pamundur të kontrollohet gjithë ajo hapësirë.
Ata më tej kanë shtuar se kanë lajmëruar autoritet në lidhje me shqetësimin e tyre për pamundësinë e kontrollit të të gjithë repartit.