Pasditen e sotme janë regjistruar të shtëna në një lokal në Klinë të Pejës ku ka mbetur i plagosur një person.
Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Pejës ku ka bërë të ditur se i plagosur është dërguar në spital ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore.
Gjithashtu është bërë e ditur se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia po e kërkon.
“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, tha Gashi