Policia e Elbasanit ka arrestuar një 36-vjeçari me inicialet A. B. i cili vodhi një send me vlerë në një objekt kulti në qytet.
Ngjarja e vjedhjes së objektit të kultit kishte ndodhur pak kohë më parë ndërsa ai u kap në flagrancë teksa po tentonte të vidhte në një magazinë në fshatin Labinot.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.