-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja me një grusht e 55-vjeçarit në Vlorë, zbulohet skema: Autori premtonte në emër të së ëmës, anëtare e KLP

Kryesoret

Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i rëndë që tronditi qytetin e Vlorës mesditën e kësaj të hënë, ku mbeti i vdekur një 55-vjeçar.

Autori i dhunimit për vdekje të 55-vjeçarit në Vlorë, Rei Meta, rezulton të jetë djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Metës.

EMRI/ Sherri me një viktimë në Vlorë, si u vra 50-vjeçari

Mësohet se, Rei ishte futur sekser për një pronë në qytetin e Vlorës, por që nuk arriti të mbarojë dot punë.

Kjo për arsyen se ndërtuesi e kishte zgjidhur me palë të treta, mirëpo kjo duket se nuk i ka pëlqyer të riut, i cili pretendonte që për punën e kryer të shpërblehej nga ndërtuesi me një apartament.

Ra me kokë në bordurë dhe ndërroi jetë, shpallet në kërkim autori në Vlorë

Por, viktima nuk pranoi t’ia jepte apartamentin për ta vendosur në emër të tij, një konflikt ky, që kishte nisur që prej 7-8 muajsh, e që sot degradoi në dhunë fizike, e deri në vrasje.

Po ashtu, mësohet se Rei Meta futej nëpër punë të tilla ndërmjetësimi dhe premtonte zgjidhje situatash në emër të së ëmës, anëtarë e KLP-së.

Sherri për borxhet përfundoi në tragjedi, pamje nga vendi i ngjarjes

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pas një konflikti mes autorit dhe viktimës, në një qendër interneti. Si pasojë e goditjes me grushte, 55-vjeçari ka ndërruar jetë.

Ndërkohë pak orë pas ngjarjes, është venë në pranga Rei Meta. Ngjarja ndodhi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”.

FOTO/ Ky është inxhinieri i ndërtimit që humbi jetën pas konfliktit në Vlorë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit